Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, humb jetë në vend një person

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në anë të saj.

Për pasojë ka ndërruar jetë në vend një person identiteti i të cilit mbetet ende i panjohur.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga kanali.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...