Ndjekësi pyet Fjolla Morinën, por përgjigjen e mori nga partneri i saj: ‘Ku e ke burrin loqk’

Fjolla Morina postoi së fundmi në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku u shfaq shumë joshëse e veshur me një fustan ‘latex’ të zi që vinte në pah të gjitha hiret e saj. Postimi u shoqërua me një përshkrim po aq pikant sa fotot. Ajo shkroi, “Ka i keni burrat sonte loçka?”

Një nga komentuesit vazhdoi batutën e saj duke i shkruar këngëtares, “Ku e ke Fisnikun, loqk?”, duke dashur t’i vëjë në dukje krizën në marrëdhënie ende të paqartë që ka me partnerin e saj, Fisnik Syla.

Ndërkohë ky i fundi ka reaguar me një replikë në këtë koment. “Ktu hala tu u kull”-ka shkruar biznesmeni.

Ndjekësi pyet Fjolla Morinën se ku e ka burrin por përgjigjen e

Kështu ai ka treguar se raportet mes tyre vazhdojnë të jenë të mira, ndonëse fotot dhe daljet e përbashkëta publike prej kohësh mungojnë.

Loading...