Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta para selisë blu është paqësore, ndonëse dyer e dritare janë shkatërruar plotësht në katin e parë të saj.
Berisha iu kthye gazetares e cila e pyeti për dëmet në seli, duke thënë se “dyert u hapën vetë”.
Berisha tha se protestuesve iu është hedhur gaz lotsjellës nga vrimat e dyerve të blinduara në katin e parë.
“Po hapin dyert e shtëpisë së tyre, është paqësore. Po hedhin gaz ndaj protestuesve. Kërkon të largojë me gaz dhe dhunë referendarët e lirisë që kanë ardhur sot më të vendosur se kurrë. Dyert e shtëpisë nuk mbyllen kurrë. Ça ke parë? Asnjë gjë nuk është thyer, asnjë dëm. U hap dera vetë. Kanë hapur vrima në blindë për të hudh gazin. Sot këta janë të pashpresë. Revolucion i pandalshëm”, deklaroi Berisha.