Një 30-vjeçar me iniciale L.S. është arrestuar nga policia në Tepelenë pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një godinë private. Më pas ai nuk i është bindur policisë për të ndaluar por është arrestuar pak minuta më vonë.
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, si dhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të policisë, vihet në pranga 30 vjeçari.
Specialistët e seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagarancë shtetasin L. S., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në duke drejtuar në gjendje të d ehur automjetin tip “Audi”, ka dal nga rruga dhe ka goditur një godinë private në Këlcyrë, si dhe nuk i është bindur urdherit të punonjesit të policisë.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.