Politikanit i bëhet atentat në makinë

Politikani pakistanez është qëlluar për vdekje në makinë. Syed Ali Raza Abidi ishte vënë në shënjestër nga sulmuesit jashtë shtëpisë së tij Karachi.
46-vjeçari udhëhoqi partinë laike Muttahida Qaumi Movement-Pakistan (MQM-P), por dha dorëheqje nga partia në shtator për “arsye personale”.
Njerëz të armatosur, që nuk janë identifikuar ende, hapën zjarr mbi makinën e Abidit kur mbërriti në shtëpi. Sulmuesit u larguan nga vendgjarja me një motoçikletë. Abidi më vonë vdiq në spital.

“Është e vështirë të thuhet motivi i sulmit,”-tha një zëdhënësi i policisë së Karachi për Daën.com. “Nëse është çështje personale, politike apo fetare. Po hetohet nga të gjitha këndet.”

Loading...