Pasditen e djeshme, në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP” u bashkuan disa kafshë, mes tyre dhe një qengj. Besojeni apo jo, por qengji është bërë shkak që Donaldi dhe Beatrixi të zihen
Këngëtarja është revoltuar me aktorin, sepse sipas saj, ai ia ka marrë qengjin para syve dhe këtë e ka bërë me qëllim për të vazhduar me spektaklin e tij. Ajo i është drejtuar Donaldit me ton të lartë zëri, ndërsa ky i fundit e ka quajtur “llasticë”.
Donaldi: Do vini te pulat?
Beatrixi: Ma more qengjin para syve, vazhdo tani
Donaldi: Ça të mora?
Beatrixi: Vazhdo te pulat
Advertisements
Donaldi: Nuk e pashë
Beatrixi: Nuk sheh ndonjëherë
Donaldi: Ça thua kështu ti moj? Llasticë
Beatrixi: Po pra, kisha një orë aty
Donaldi: Po pse nuk e more?
Beatrix bërtet: Sepse ma more para syve
Donaldi: Nuk ta mora me qëllim
Beatrix: Me qëllim e more, vazhdove spektaklin siç e bën gjithmonë. Kisha një orë t’u fol për qengjin…
Pas këtij debati, Donaldi u largua nga dhoma duke e lënë këngëtaren me fjalë në gojë.