Sarah Berisha tregon me kë e kaloi natën e parë pas daljes nga BBV

Sarah Berisha ishte sot e ftuar në studion e emisionit “Fan Club BB VIP”, ku ka folur për marrëdhënien me Dj PM. Duke qenë se fansat kanë qenë kuriozë të dinë se ku e ka kaluar blogerja natën e parë pas daljes nga BB VIP, ajo ua hoqi këtë kuriozitet.
“Me PM jam takuar në studio e më pas jemi ndarë te parkimi. Kam shkuar më pas te shtëpia dhe kam fjetur në një krevat me motrën. Të nesërmen në mëngjes kam parë në ëndërr Meridianin dhe nuk e dija se ku isha. Natën e dytë jemi mbledhur për një darkë me ish-banorët. Pyetja e radhës cila ishte”, thotë duke qeshur Sarah.

Teksa fliste për PM, blogerja tha se avash-avash duhet parë marrëdhënie e saj me Dj do të vendosin se ku do të jetojnë. Berisha u shpreh se Pajtimi nuk e ka takuar më babanë e saj, por vetëm Ditean.

Gjithashtu Sarah tha se ka folur me dy motrat e PM, edhe pse ka tre. “Fansat më pyesin pse nuk i ke follow 3 motrat e PM, por më lini të marr frymë”, përfundoi ajo.

Loading...