Basha bën paralajmërimin e fortë deputetët e PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron deputetët demokratë që kanë mbështetur Sali Berishën, duke u thënë se “distancimi nga dhuna do të përcaktojë fatin e tyre politik”.
Basha la të nënkuptohet se disa prej mbështetësve të Berishës, janë penduar tashmë pasi kanë parë aktet e tij të dhunës, dhe distancimi sipas Bashës është vetëm çështje orësh.

Në një intervistë për “News24”, Basha tha se ka marrë me mijëra mesazhe nga demokratë që janë distancuar publikisht nga Berisha.

“Nuk ka revolucion, ka dhunë barbare, kam mijëra mesazhe nga demokratët që distancohen publikisht.

Kanë mbetur disa orë që të distancohet edhe një grup njerëzish. Distancimi i tyre nga dhuna do të përcaktojë edhe fatin e tyre politik”, u shpreh Basha.

Loading...