Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, a befasuar me deklaratën e dhënë ditën e sotme teksa komentonte protestën e 8 Janarit, pasi u shpreh se Sali Berisha kërkonte që të arrestohej nga policia.
Sipas tij, nëse Berisha do të arrestohej, atëherë çështja do të politizohej, pasi policia u thirr për ndihmë nga Lulzim Basha, ndaj Berisha do të thoshte se Rama dhe kryedemokrati janë bashkë.
“Berisha ka patur dy qëllime që sulmoi godinën. Ai ishte i sigurt që policia do ndërhyjë dhe që nuk do arrinte ta merrte godinën, as zyrën e Lulzim Bashës. Do thoni ju pse e bëri?
Shumë e thjeshtë! Berisha e tregoi atë forcë për të detyruar Bashën t’i kërkojë ndihmë shtetit dhe policisë, dhe ti tregojë militantëve që Basha dhe Rama janë një palë. Berishës nuk i interesojnë elektorati gri, apo të rinjtë por militantët e tij Qëllimi i dytë ishte që Berisha uronte që ta ndalonte dhe ta arrestonte policia.
Besoj se policia dhe Rama nuk ia dhanë këtë mundësi. Nëse kjo do të ndodhte çështja do të politizohej. Berisha mund të bënte dhe një greve urie por nuk e bëri, sepse kërkonte që të ndërhynte policia e shtetit”, tha Spahiu në Zona Zero.