Sot Kadri Veseli do të marr pjesë në takimin për Dialogun Kosovë – Serbi.

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se sot kryeparlamentari Kadri Veseli do të merr pjesë në takimin e radhës koordinues për Dialogun Kosovë – Serbi.
Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po e refuzojnë edhe takimin me ambasadorët e vendeve të QUINT-it për çështjen e dialogut.

Në takimin që ka ftuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për të enjten, ku të pranishëm do të jenë ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe krerët e shtetit dhe të ekipit negociator, dy partitë opozitare edhe pse kanë marrë ftesë për të qenë pjesë e takimit, nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, duke refuzuar kështu bashkëpunimin edhe me ambasadat e vendeve të QUINT-it për procesin e dialogut. /Lajmi.net/

Loading...