Parlamenti izraelit në mënyrë unanime miratoi një ligj që lejon eksportin e kanabisit mjekësor, duke i lejuar vendit të bëhet pjesë e tregut fitimprurës global.
Izraeli do të bëhet vendi i tretë, pas Holandës dhe Kanadasë, që e bënë kanabisin mjekësor global, transmeton AP.
Kompania izraelite për prodhimin e kanabisit mjekësor “iCAN” parashikon se industria globale do të arrijë 33 miliard dollarë në pesë vitet e ardhshme, meqë stigma do të zbehet si dhe do të rritet kërkesa ndaj vendeve të certifikuara për eksport.
Pas miratimit të ligjit, aksionet e kompanisë u rriten për 10 përqind.
Ligji u zvarrit për vite me radhë nga frika e zyrtarëve të sigurisë se marihuana mjekësore do të dilte në tregun e zi.
Për të lehtësuar shqetësimet, ligji fuqizon policinë që të mbikqyrë licencimin.
Kabineti izraelit duhet të japë miratimin përfundimtar për ligjin, një hap ky që shikohet më shumë si formalitet.(Balkanweb)