Donaldi habit me atë që thotë për Beatrix: Nuk jam klloun!

Ditët e fundit duket se mes Donaldit dhe Beatrixës ka një ftohje të theksuar.

Beatrix u shpreh se partneri i saj nuk i jep më vëmendje si në ditët e para.

‘’Nuk ma kap më dorën si në fillim’’,- u shpreh ajo.

Nga ana tjetër ishte Donaldi i cili shprehu keqardhjen për gjithë situatën e krijuar dhe pamundësinë që Beatrix po i krijon për t’i përmirësuar gjërat.

‘’Unë e kam pyetur disa herë se çfarë ka, por nuk ka dashur të më japë përgjigje. E di që do vëmendje gjithë ditën por sipas meje unë e kam dhënë. Nuk paguhem për këtë, unë nuk jam klloun’’,- u shpreh ai i nervozuar.

Loading...