Në një portokalle moj
të ndala une ty
lulet e limonit moj
të binin në sy
Ngrije kokën lartë moj
se më dogji malli
bjente gusha jote moj
aromë portokalli…
Këto janë disa nga vargjet e këngës së njohur qytetare vlonjate që është kënduar për vite me radhë dhe mbeten të paharruara për të gjithë ne. Autori i saj, regjisori vlonjat Fabit Beqiri është ndarë nga jeta dje.
Ja domethënia e këtyre vargjeve të bukura, si i ka rrëfyer vetë Fabit Beqiri.
“Rrugët e Vlorës kanë qënë të mbushura me limon dhe portokalle. Ne e nisnim ngacmimin te limonët dhe e vazhdonim te pemët e portokalleve, kjo ishte dhe kuptimi i agrumeve te kënga që kam shkruar për të bukurën Dashuri”, i ka rrëfyer Bitja, siç e njihnin në Vlorë.
Loading...