Drejtuesi i makinës me targa AA 726 EG Adriano Saliaj, 25 vjeç mësohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në kanalin anës rrugës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Pamjet tregojnë që për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit mund të ketë dalë nga dritarja e pasme e makinës. Nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia apo ndonjë arsye tjetër që ka çuar në humbjen e kontrollit të mjetit nga 25-vjeçari.
(m.k/BalkanWeb)
Loading...