29-vjeçari shqiptar humbi jetën në burg, familjarët kërkojnë drejtësi

29-vjeçari shqiptar Refik Mata, u gjet i pajetë më 17 dhjetor 2021, brenda qelisë së burgut të Tarascon në Francë. Asokohe autoritet franceze deklaruan se kishin të bënin me një vetëvrasje, por ndryshe mendojnë tashmë familjarët e të ndjerit. Familjarët e të ndjerit Refiku Matës kërkojnë drejtësi dhe të hidhet dritë mbi vdekjen e të riut.

Vëllai i viktimës Bekim Mata, në një intervistë për “ABC Neës” hedh poshtë mundësinë që 29-vjeçari është vetëvrarë dhe thotë se autoritet e burgut në Francë nuk i kanë dhënë asnjë dokument me shkrim lidhur me vdekjen e të vëllait.

“Kam bërë denoncim në autoritet shqiptare dhe nuk kam asnjë përgjigje deri më tani. Si nga avokati i popullit, si nga ministria e jashtme dhe si nga Prokuroria e Përgjithshme. I bëj apel shtetit shqiptar nga ana juridike të ndërhyjë për të marrë vesh të paktën si ndodhi. E di që vëllanë tim nuk ma ngjallin dot, po të paktën një letër me shkrim, si, tek, qysh, si ndodhi. Këtë kërkoj nga autoritet shqiptare dhe franceze”, tha Bekim Mata.

Loading...