Që nga momenti që u mësua se “Big Brother Vip” do rikthehet në ekran dhe deri tani, kur kanë mbetur dhe 4 javë nga mbyllja e tij, emra të shumë personazheve publike kanë qarkulluar në media se do të jenë konkurentë të këtij edicioni.
Së fundmi, aktori e moderatori i njohur, Ermal Mamaqi është shprehur se do t’i bashkohet shtëpisë. Ai ka ndarë një foto me Arbana Osmanin dhe ka kërkuar mbështetje nga ndjekësit e tij.
Fotoja është shkrepur në festën e organizuar nga Bora Zemani për 30-vjetorin e lindjes, ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur.
“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Thank you”, ka shkruar Ermali në postimin e tij.
Megjithatë, duket se kjo është një tjetër shaka e Ermalit. Dhe këtë e ka zbuluar vetë Arbana, duke e nxjerrë “zbuluar”. Ajo ka ripostuar në Story postimin e Ermalit, dhe krahas shkruan: “Vitin tjetër”.
Ermal Mamaqi në “Big Brother VIP”? Arbana Osmani i zbulon
Epo, ishte thjesht një shaka e tij. Sakaq, mesa duket produksioni e ka të qartë se do të ketë një “Big Brother VIP 2”.
/News31