Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në Partinë Demokratike pas ngjarjeve që ndodhën në protestën e 8 Janarit.
Lulzim Basha ka vendosur që të largojë Alfred Rushajn si kryetar të Grupit Parlamentar dhe ta zëvendësojë atë me një nga njerëzit e tij më të afërt, Enkelejd Alibeajn. Ky i fundit mbante postin e nënkryetarit të Kuvendit, por do të zëvendësohet nga Agron gjekmarkaj.
Gjithashtu do të ketë edhe ndryshime në Sekretariate dhe Komisione Parlamenatre, ku Grida Duma do të marrë drejtimin e Komisionit të Shëndetësisë dhe Flutura Açka të Komisionit të Arsimit.
“Edhe pse Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD”, tha Basha.
Enkelejd Alibeaj kryetar i ri i grupit te PD
Agron Gjekmarkaj nënkryetar i Kuvendit
Ndryshimet e tjera që do të propozoj kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:
Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)