Beatrix Ramosaj është shndërruar në emrin më të lakuar në mediat rozë.
E kjo jo vetëm për shkak të famës si këngëtare por edhe pjesëmarrjes së saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, Big Brother Vip, shkruan lajmi.net.
Trekëndëshi Donald-Bora-Beatrix po komentohet ende nga një pjesë e madhe e publikut duke u bërë tema më e përfolur momentalisht.
Por, para se të niste lidhjen me ishin e shoqes së saj Beatrix Ramosaj ka folur edhe përlidhjen që kishte pasur më herët me Ervi Cenollin.
Trixa e zbuloi se me të ka vallëzuar gjatë pjesëmarrjes së saj në programin “Dancing with the Stars”.
Çifti kanë qenë të lidhur për tre vite, madje Beatrix i kishte dedikuar edhe një tatuazh me mbishkrim “Forever”.
Videot dhe fotografitë nga e kaluara e Beatrixës me Ervin ende mund ti gjeni të plasuara në rrjetet sociale.