Kryeministri Edi Rama i dhuroi një vazo të punuar nga ai vetë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës së djeshme

Kryeministri Edi Rama i dhuroi një vazo të punuar nga ai vetë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës së djeshme në Tiranë. Kryeministri publikoi një video teksa shihet moment kur ata shkëmbejnë dhuratat.

“E kam bërë vetë me këto duar, jam artist serioz unë. Duhet të shkojë në shtëpi kjo. Kam parë që zonja juaj e kupton më mirë artin tim se sa ju”, u shpreh kryeministri Rama. Ndërsa presidenti turk i premtoi atij se do ta vendoste në vendin më të mirë në shtëpinë e tij.

Presidenti turk Erdogan, nga ana e tij i dhuroi kryeministrit Rama një vazo tradicionale turke. “Punë dore nga Sarajet e Beshiktashit, është prodhim i ynë, i Turqisë”, tha Erdogan

Loading...