Përplasje mes Efit dhe Brunos: ‘Ma shpife, vazhdo mbytu’

Në puntantën e djeshme të Përputhen ka pasur një përplasje mes Efit dhe Brunos, të cilët kanë pasur disa takime të afërta mes tyre, aq sa u duk se do të deklaroheshin për njëri tjetrin.

Teksa ishte duke u transmetuar një takim, ku asnjë prej tyre nuk ishte protagonist, Efi dhe Bruno kanë shkëmbyer replika të ashpra mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Efi: Bën kot si i interesuar ose nëse është të na e thojë! Se tani ke filluar përsëri të njëjtën…

Bruno: Më intereson.

Efi: Ma shpife

Bruno: Të shkuara!

Efi: Mua të shkuara, mua nuk më intereson fare.

Erioni: Ngele duke i thënë të gjithëve na e shpife.

Bora: Çfarë keni?

Efi: Nuk e kam parë ndonjëherë të interesuar për Florjanën, ndërsa këtu bën kot. Po më çudit.

Bruno: Edhe unë po shoh shumë interes këtu në studio, me Mevlanin në takim, për Bledin ndërhyn.

Mikela: Edhe Bledit i ke thënë ma shpife kur iu ul Ana në prehër.

Efi: Po tani e tutje kush do ma shpifi do ia them pa pikë problemi. Sa për ty Bruno nuk më intereson fare se ça më thua se vazhdove përsëri ti linjën, vazhdo aty pi, mbytu. (Bruno ishte duke pirë diçka).

Bruno: Fol mirë.

Erioni: Ti merresh me të gjithë.

Efi: Në momentin që ju nuk më plotësoni mua do më bëhen edhe 7 edhe 8.

Loading...