Pas sherrit të tij me aktoren Monika Lubonja, Iliri nuk i kursen ironitë drejt saj. Së fundmi teksa qëndronin në dhomën e gjumit Iliri i është drejtuar Monikës, duke i thënë se nuk është më e dobishme për programin pasi nuk po përfshihet në debate. Monika nga ana tjetër e ka pritur me shaka komentin e balerinit dhe i është kthyer po me ironi.
Iliri: Je bërë e padobishme për programin
Monika: Hahahaha, më thuaj temat vëlla. Dhe orë e minutë nuk do të jem vëlla, se nuk jam as në jetën e përditshme. Më pëlqen që të jem pjesë e debateve në tema të forta dhe në ujëra të forta.
Iliri: Ishalla hapet një temë që të të ikë tepeleku i kokës
Monika: Nuk më ikën mua, unë nuk do dal aty e të flas hodhi njëri topin e priti tjetri.