Lidhur me këtë vendim reagoi sot ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili e konsideron të rëndësishëm këtë vendim që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll”, deklaron Lleshaj.
“Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq”, nënvizon ministri, duke shtuar se “së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”./ATSH
Loading...