Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se Lulzim Basha nuk mund të jetë më udhëheqësi i bllokut opozitar. Gjatë një interviste për Ora News, Shehi tha se brenda dhe jashtë PD-së ka forca dhe ide, apo njerëz e propozime për tu përballur me Ramën.
“Unë shpresoj që të kalojë kjo periudhë krize, pasi ky është një debat i munguar dhe duhet të ishte konsumuar prej vitesh. Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri.
E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi.