Bashkëshorti i Hueyda-s i përlot të gjithë me ato që tregon: ‘Është një aventurë për mua me Gabrielin. Do jemi më të fortë së bashku’

Thierry Grosjean është bashkëshorti i artistes së ndjerë, Hueyda El Saied. Kjo e fundit ka dy muaj që është ndarë nga jeta dhe lajmi i vdekjes së saj ka shokuar të gjithë.
Ajo prej 18 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk e tregoi për fansat e saj, por e ndau vetëm me disa familjarë dhe miq të ngushtë. Ditën e sotme ai ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Wake Up”, ku foli edhe për djalin e artistes, Gabrielin.

Intervista:

Gabrieli festoi 7-vjetorin para disa ditësh, ti i bëre një status. Të ka rënë një përgjegjësi e madhe. Si është që tani ndoshta pesha është më e madhe?

Si fillim është kënaqësi, sigurisht që është përgjegjësi. Por të jetuarit me Gabrielin është një gjë shumë e lehtë. Nuk më ka ndryshuar jetën. Është kënaqësi të shoh djalin tim e ta rris atë. Për mua është një kënaqësi me Gabrielin, çdo ditë ndajmë histori që ai krijon. Është një aventurë për mua me Gabrielin. Do jemi më të fortë së bashku.

Ishte ditëlindja e parë pa mamanë, kishte ndonjë kërkesë të veçantë?

Ndoshta disa gjëra personale, janë gjëra mes meje dhe tij. Sigurisht që kërkoi një festë me miqtë e tij te shkolla dhe sigurisht që mora suport nga vjehrra. Kam marrë shumë mbështetje nga njerëzit gjatë kësaj kohe dhe në ditëlindjen e Gabriel.

Është vështirë të kuptojë faktin se fizikisht Hueydan nuk do ta ketë, e dhimbshme, gjen fjalët?

Shpresoj të jem duke gjetur fjalët e duhura, por sigurisht që është e vështirë për atë dhe mua. Ai është i zgjuar dhe për 18 muaj ai e dinte mundësinë që nëna e tij e dashur të largohej. Ndonjëherë është e vështirë, por Gabriel është i fortë. Ne flasim për të çdo orë të ditës.

A ke ti një peng që do kishe dashur ta ndaje me të?

Po. Janë miliarda gjëra që doja të bëja. Por për shkak të situatës nuk kam asnjë peng. Ka qenë e vështirë, por e bukur për dashurinë tonë. Ne u dashuruam me forcë së bashku gjatë kësaj periudhe. Nuk mund ta shpjegoj fiks se si e kam përjetuar. Sigurisht që ndihem keq se nuk është këtu. Ka plot gjëra që do doja të bëja së bashku me të

Gabrieli është djali i një gruaje artiste. Çfarë sinjalesh ka dhënë? Ku është i prirë më shumë, drejt artit, sportit?

Gabrieli pëlqen të gjitha, ai ndonjëherë pikturën si nëna e tij, por i pëlqen sporti, muzika. Lidhur me muzikën, ai ka filluar që të luaj piano. Do fillojmë që të mësojë baterinë, e ndoshta edhe kitarën. Përpiqem ti tregoj shumë gjëra, e pastaj do zgjedhë vetë. I pëlqen basketbolli, futbolli edhe ski, se mua personalisht më pëlqen të bëj ski. Është detyrimi im që ti tregoj të gjitha.

Ka lënë disa tekste të shkruara, ku nuk është tamam një ditar, por mund të konsiderohet një libër. Çfarë do bëni?

Qëllimi këtu nuk është se ta mbajmë vetëm për ne, por duhet të mendojmë se si ta botojmë. Duhet të bëjmë disa korrigjime, redaktime. Por në të ardhmen mendoj se një botim i këtyre shkrimeve do të ishte mirë për të gjithë, edhe për mua e Gabrielin sigurisht.

Loading...