Mbrëmë Big Brother u dha banorëve një detyrë që të organizonin një spektakël, ku përfshinte vallëzimin, këndimin dhe humorin.
Derisa të gjithë banorët kishin zgjedhur diçka për të interpretuar, Big Brother u bëri të ditur se në fund të spektaklit do të ndahen edhe disa çmime, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këto çmime vareshin po nga banorët, të cilët duhet të votonin, por që realisht nuk kishin të bënin me performancat që ata do të realizonin.
Pas spektaklit Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku Donaldi u zgjedh si më i padëshiruar në Big Brother.
Loading...