Ana kërkon fëmijë, ja cilët nga djemtë dalin ‘vullnetarë’

Ana Lleshi që është për herë të dytë konkurrente në “Për’puthen”, ka shprehur shpesh dëshirën për të sjellë në jetë një fëmijë.

Ajo thotë se është në kohën e duhur dhe në emision po kërkon partnerin që i përshtatet. Për këtë temë, ajo diskutoi dhe me Erionin gjatë takimit.

Të pyetur nga moderatorja Bora Zemani, nëse i frikëson një vajzë kur flet për fëmijë që në takim të parë, disa prej djemve thanë se ky fakt u pëlqen.

“Mua nuk më tremb. Është e gatshme për të krijuar një familje, është shumë bukur. Edhe unë dua të kem një familje”, tha Bruno.

Aldisi po ashtuu shpreh i gatshëm, duke theksuar se do të dilte një bebe me sy të bukur.

Loading...