Enxhi Hasani, administrator i firmës ku u gjet laboratori i prodhimit të kriptomonedhave në Shijak, u shpreh ai ka kontratë të rregullt dhe se asnjë kod penal nuk parashikon ndalimin e prodhimit të bitcoin apo kriptomonedhave të tjera.
‘Ky rast eshte komplet bllof pasi nuk ka asnjë bazë ligjore. Deri tani të gjitha rastet që janë zbuluar dhe ndjekur penalisht në vetvete kanë pasur lidhje me vjedhjen e energjie elektrike, fshehjen e te ardhurave, evazion fiskal, ose futjen kontrabande te paisjeve kompjuterike. Nuk ka asnjë dispozite në kodin penal ku parashikon ndalimi e prodhimit të bitcoin apo kriptomonedhave te tjera.
Tek ne të paktën nuk është e jashtëligjshme. Prandaj te shkruaj për të të dhënë një vlerësim ligjor Biznesi eshte i deklaruar edhe ne QKB, ka kontrate te rregullt me OSHEE, deklarohen te ardhurat dhe te gjitha paisjet janë importuar dhe zhdoganuar sipas dispozitave ligjore. Përpara se te fillonte si aktivitet i është dërguar shkrese edhe DPPolicise dhe AMF. Jam interesuar personalisht madje.’- u shpreh ai./shqiptarja