Iliri e lë pa fjalë me deklaratën e tij, reagon direkt Donaldi

Marrëdhënia e Ilirit me Donaldin, dy konkurrentët më të fortë të “Big Brother Albania VIP”, duket se është një marrëdhënie dashuri-urrejtje.

Një fije e hollë i ndan këto dy ndjenja në lojën e djemve, por për hir të formatit dhe konkurrencës së fortë i është dashur shpeshherë të përplasen me njëri-tjetrin.

Ndaj, numërohen me gishtat e njërës dorë rastet kur ata kanë pasur mundësi t’i shprehen njëri-tjetrit ashtu siç mendojnë.

Mbrëmë, dy djemtë u ulën së bashku në oborr për të biseduar dhe Donaldi po pyeste Ilirin cili banor mendonte ai se mund të lërë shtëpinë.

Përgjigjja e Ilirit na habiti të gjithëve, madje dhe vetë Donaldin. Megjithëse e sheh konkurrent të fortë dhe ka kërkuar të dalë kokë më kokë në nominim me të, Iliri nuk dëshiron që Donaldi ta lërë shtëpinë.
Sipas tij, aktori duhet ende aty brenda.

“Nuk besoj që ti del. Ti jo njëherë. I duhesh kësaj shtëpie. Me të gjitha të metat që ke, je çun i dashur.”- është shprehur Iliri.

“Mos ke pirë gjë ti?”- ia ktheu Donaldi i habitur dhe duke qeshur.

Kujtojmë se sonte është nata e spektaklit ku njëri prej konkurrentëve, Donaldi, Beatrix ose Einxhel do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Loading...