Dj Dagz vetëm tri ditë më parë u largua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP.
Pas një zingjiri të nisur nga Beatrix Ramosaj, ai dhe Einxhel Shkira ishin dyshja e fundit që shkuan në televotim, por Dagz ishte ai i cili mori më pak vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Derisa Einxhel e përjetoi keq daljen e tij, ajo tani ka kërkuar nga ai që t’i bëjë një këngë së bashku me Yll Limanin.
Derisa po bisedonte me Beniadën në kuzhinë, ajo u shpreh se dëashiron një këngë që ta bëjë ai dhe Yll Limani, dhe kënga të mbaj titullin e emrit të saj.
Kujtojmë se Donald, Beatrix dhe Einxhel janë tre banorët e nominuar, ku njëri nga ta sonte do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, nominim ky që erdhi i pasojë e hapjes së kutisë së Pandorës nga banori i ri, Arbëri./Reporteri.net/