Beatrix Ramosaj ishte banorja e radhës që u largua nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Kujtojmë se të nominuarit ishin Einxhel, Donaldi i cili është i dashuri i saj dhe ajo vetë.
Këngëtarja mes lotësh ndërpreu eksperiencën e saj, ndërsa la vetëm aktorin. Ndërkohë, ky i fundit tashmë është shqetësuar për këngëtaren teksa ka thënë se ka frikë për jashtë.
Pjesë nga biseda mes Donaldit dhe banorëve:
Iliri: Katër javë edhe e sheh.
Donaldi: Po, po.
Beniada: Një javë iku.
Donaldi: E di, ky është formati. Unë e di ku jam, ku jam futur.
Iliri: Një person që ta do zemra e nuk është këtu.
Egzona: Iliri po do me thënë ‘tash më kupton mu’. Apo jo Ilir?
Iliri: Atë e di ai.
Donald: Si eksperiencë është fantastike.
Iliri: Është shumë e sjellshme.
Donaldi: E vetmja frikë që kam është pjesa jashtë, aty e kam mendjen. Vetëm për atë më ngel mendja.