Pesë të rinj nga 17 deri në 22 vjeç, katër djem dhe një vajzë, humbën jetën në një aksident në rrugën provinciale 45 në komunën Rezzato, në provincën e Brescias. Një makinë dhe një autobus janë përplasur në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës. Përplasja ishte shumë e dhunshme dhe për të rinjtë nuk mund të bëhej asgjë, pasi ndërruan jetën në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit të 118 ndërhynë në vend për të nxjerrë trupat nga makina.
Viktimat, disa me origjinë të huaj, por të gjithë banues në Valsabbia, udhëtonin për në Brescia me një makinë që u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt. Përplasja ka ndodhur pak pas orës 22:30. Pesë të rinjtë vdiqën menjëherë: ata janë tre 2-vjeçarë, Dennis Guerra, nga Sabbio Chiese, El Harram Imad, nga Preseglie dhe Natiq Imad, nga Pertica Bassa, 22-vjeçari Natiq Salà, nga Vestone, dhe një vajzë 17-vjeçare, Irene Sala.
Dëshmitarët: “Një skenë apokaliptike”
I plagosur lehtë shoferi i autobusit, tha se u gjend përpara makinës dhe nuk mundi të shmangte përplasjen pasi makina zuri korsinë e kundërt. Në automjet nuk kishte pasagjerë. Burri, 58 vjeç, u transportua në spital në gjendje shoku. Në vendin e tragjedisë kanë mbërritur edhe disa të afërm të viktimave. Disa dëshmitarë, të intervistuar nga gazeta Bresciaoggi, folën për “një skenë apokaliptike, të fundit të botës”..