Plas grushti në kuvend/ Kryeparlamentari sulmohet nga deputetët e partisë së tij

Një përplasje fizike ka ndodhur në ceremoninë e betimit të kryeparlamentarit të ri të përkohshëm të Kongresit në Honduras, Jorge Calix.
Mediat e huaja kanë publikuar momente nga sulmi që deputetët e partisë së tij i kanë bërë kryeparlamentarit të ri. Disa deputetë nga e njëjta parti janë ngjitur në skenë, duke bërë që situata të dalë nga kontrolli dhe të vijë deri të rrahja. Në prapavijë dëgjoheshin britma të vazhdueshme” tradhtarë”, duke mos u ditur fillimisht se kujt i referoheshin këto etiketime.

Loading...