106-vjetori i Isa Boletinit/ Heroit i rikthehen eshtrat në vendlindje

Sot 106-vjetori i vrasjes së Isa Boletinit, gjatë një shkëmbimi zjarri me malazezët në Podgoricë së bashku me 17 shoqëruesit e tij. Kështu në 99 vjetori i vrasjes së tij, janë rikthyer e eshtrave të tij në vendlindje.

Gjatë këtij momenti, oborri i kullës së heroit në vitin 2015 ishte i mbushur me familjarë të tij dhe me figura nga skena politike shqiptare. Isa Boletini lindi më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, patrioti shqiptar Isa Boletini u vra pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916, së bashku me djemtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë. Isa Boletini, vitet e rinisë i kaloi në vendlindje. Në prill të vitit 1881, si 17-vjeçar, ai mori pjesë në betejën e Shlivovës, ku u ndeshën trupat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me ushtrinë osmane.

Edhe pse në vitin 1908 ishte në krahun e xhonturqve, kjo lidhje u prish shumë shpejt. Në nëntor të vitit 1908, Porta e Lartë dërgoi një ushtri prej 7 mijë ushtarësh për të nënshtruar Kosovën. Komandën antiosmane e kishte në dorë Isa Boletini. Gjatë tërheqjes, osmanët i dogjën kullën në shenjë hakmarrjeje. Më pastaj, Isa Boletini udhëhoqi kryengritjet e kosovarëve në Prishtinë e Prizren. Ai ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së pranverës së vitit 1910.

Loading...