Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ekuador, ku gjatë një atentati mafioz është ekzekutuar 34-vjeçari shqiptar Ergys Dashi me origjinë nga qyteti i Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në veri të Guayaquil të Ekudorit.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, bëhet me dije se Dashi ishte i ulur në një bar kafe, kur rreth orës 19:00 atentatorët e sulmuan.
Të dy u futën brenda lokalit dhe njëri prej tyre mbante një buqetë me lule në duar, me qëllim për t’iu shmangur kamerave të sigurisë. ndërsa tjetri nxorri armën dhe qëlloi me breshëri drejt shqiptarit duke e lënë të v dekur në vend.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak për vr asjen të jetë e kaluara e shqiptarit, pasi rezulton i përfshirë në trafikimin e lëndëve n arkotike. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja Si pasojë e të shtënave, e plagosur mbeti edhe një 26-vjeçare që ndodhej në lokal.