Mbrëmjen e të premtes, Beatrix Ramosaj ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” si rrjedhojë e nominimit midis saj, Einxhel dhe Donald, një nominim i vendosur nga Arbri. Padyshim që Donaldi nuk e ka pritur mirë eleminimin e partneres së tij dhe këtë gjë e ka reflektuar edhe në disa momente brenda shtëpisë, ku rrinte vetem apo shikonte foton e Beatrix. Megjithatë, aktori i cili është shfaqur gjithnjë i fortë, duket se po kalon një periudhë të vështirë, si prej problemeve shëndetësore, ashtu edhe prej ngarkesës emocionale.
Sot, ai i ka habitur të gjithë, duke bërë një deklaratë shumë të papritur. Donaldi i ka thënë Monikës se do që të ndërpresë rrugëtimin e tij dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Sipas “Kryefjala.com” pas kësaj deklarate, Donaldin e kanë kërkuar në dhomën e rrëfimit dhe ende nuk dihet se cili është vendimi që ai ka marrë. Nuk e dimë nëse ky vendim lidhet me largimin e Beatrix nga gara, dukeqenë se ai ishte mjaft i shqetësuar për mënyrën se si partnerja e tij do ta përballonte realitetin dhe komentet e jashtme, apo ka të bëjë me ndonjë shqetësim tjetër të tijin. Rikujtojmë se Donaldi ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” që në nisje të emisionit, më datë 5 tetor, ku është kthyer tashmë në një nga pretendentet kryesor për finale e për çmimin e madh.