Emigranti nga Shqipëria,Koloneli Chris Costa ka marrë drejtimin e Muzeut Ndërkombëtar të Spiunazhit në Uashington

Koloneli Chris Costa ka marrë drejtimin e Muzeut Ndërkombëtar të Spiunazhit në Uashington pas një karriere të gjatë si oficer zbulimi në radhët e ushtrisë. Ai ushqen një respekt të veçantë për kolegët e zbulimit dhe një dashuri të madhe për Shqipërinë nga e ka prejardhjen familja e tij.

Koloneli Chris Costa sapo ka përmbyllur një karrierë mbi 30 vjeçare në strukturat e zbulimit të ushtrisë dhe më pas si asistentë special i presidentit dhe drejtor për antiterrorizëm në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Administratën Tramp.
Tranzicioni nga jeta si ushtarak në strukturat e zbulimit tek roli i drejtuesit në një prej institucioneve kulturore të Uashingtonit, nuk ishte i lehtë tregon koloneli.

“Ishte e vështirë në fillim mirëpo më vonë u shndërrua në një mundësi fantastike për të rrëfyer historinë time në mënyrë të përgjegjshme, për tu angazhuar në dialog me publikun dhe për t’i treguar familjes sime se çfarë kisha bërë gjatë karrierës”, tregoi ai për zeriamerikes.com

Ai e quan një dhuratë të mirëpritur ofertën për këtë post ku ai ka mundësin që të informojë publikun për kontributin që ofrojnë kolegët të cilët punojnë në fshehtësi të plotë, pa mirënjohjen dhe pa dijeninë e kombit të cilit i shërbejnë. Koloneli Costa, është brezi i tretë i një familje imigrantësh nga Shqipëria.

Loading...