ARRSH nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se në aksin Tamarë-Vermosh nuk ka reshje dëbore dhe temperature është -10°C. ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese kanë vijuar punën në terren, duke liruar disa akse të bllokuara nga reshjet intensive të dëborës.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të lëvizin me goma dimërore e të pajisen me zinxhirë, kryesijht në darkë dhe mëngjes, pasi ka prani të akullit në rrugë.

Njoftimi i ARRSH:

Në aksin Tamarë-Vermosh nuk ka reshje dëbore

Temperatura është -10°C
Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëjnë pastrimin e aksit

Qarkullimi kryhet me goma dimri

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore

Loading...