Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës.
Në një prononcim për mediat Duka bëri me dije se brenda shtëpisë së tij ndodhej bashkëshortja dhe i biri, por fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
Ai tha se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin.
“Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar.
Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta. Se di nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur”, tha Duka.