Monika vazhdon ‘të ngacmojë’ Ilirin : Më kujton gjyshin

Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja janë dy banorët që kanë hyrë në “Big Brother VIP” që në nisje të formatit në muajin tetor. Dyshja ishin në fillim “aleatë”, por në vazhdim nuk kanë munguar debatet e forta mes tyre.

Teksa po rrinte me aktoren, Arjola Demiri në dhomën e gjumit, Lubonja dëgjohet të thotë nën zë “më vjen t’i gjuaj me tullë pas kokës”, kur Iliri po ecte nëpër dhomë.

Kjo ka shkaktuar edhe shumë reagime në rrjet, ku në faqen zyrtare të Instagramit të “Big Brother VIP”, ndjekësit kanë lënë komente të shumta ku kritikojnë aktoren.

Kujtojmë se dyshja kanë pasur një tjetër debat mbrëmjen e kaluar, ku shkak është bërë një qese me spinaq.

Diskutimi:
Monika: Pse e hodhi spinaqin?!! Spinaqi ziheshe.

Iliri: Do ta gatuash? Do spinaqin? Ja ta sjell prapë!

Monika: E çoi te plehrat do ta sjellë nga plehrat tani. O Zot!!! Më kujton gjyshin. Edhe gjyshi kur s’kishte çfarë bëntë ziheshe. Edhe ky derëziu.

Einxhel: Mos u zini për spinaq tani.

Iliri: Na se do të dali byrek i shijshëm.

Loading...