Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e FSHF, ndërsa i ka drejtuar edhe një apel politikës, për të qëndruar larg zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se dënon çdo ndërhyrje në zgjedhjet në FSHF.
“Ndërhyrje brutale në zgjedhje. Të cilat duhet të jenë të lira, sepse ka të bëjë me gjithë qytetarët e Republikës.
Edhe pse nuk merremi me futboll, të gjithë e ndjekin nga shtëpitë. Unë dënoj cdo ndërhyrje të politikës që synon shantazhimin ndaj atyre që duhet të zgjedhin, bazuar në programet dhe alternativat e kandidatëve dhe kurrësesi nëpërmjet shantazhit”-tha Meta
Loading...