Dukës iu vendos tritol në derën e shtëpisë, UEFA reagon të menjëhershëm: Së shpejti vijmë në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme, kreut të Federatës Shqiptare të Futbolli, Armand Dukës iu vendos një sasi lëndë plasëse në derën e shtëpisë. Për fat nuk pati të lënduar, ndërsa në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe UEFA.

Të shqetësuar për ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale të FSHF-së në 2 mars, UEFA do dërgojë në Tiranë zyrtarët e saj për të diskutuar lidhur me shqetësimet e vazhdueshme dhe letrat dërguar institucionit evropian të futbollit.

Nga UEFA bëhet me dije se ata janë të shqetësuar edhe për sigurinë e finales së Conference League që zhvillohet në Tiranë në 25 maj të këtij viti. Zyrtarë të UEFA thanë për Associated Press se “delegacioni i saj dëshiron të diskutojë çështjet aktuale dhe të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me organizimin e sigurt të finales së Conference League dhe zgjedhet për presidentin e federatës në dritën e ngjarjeve të fundit”.

UEFA e përshkroi ndërhyrjen e jashtme në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshëm” dhe një shkelje të rregullave të saj ligjore.

Loading...