Arbëri dhe Monika janë dy banorët që janë në nominim, e mbrëmjen e sotme dhe pritet që njëri prej tyre të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Për Ilirin nuk ka asnjë dyshim që personi që do të largohet në mbrëmje është Monika. Sipas balerinit të njohur, publiku shqiptar është një publik i zgjuar dhe do të gjykojë drejt në lidhje me sjelljet dhe qëndrimet që ka mbajtur aktorja brenda shtëpisë.
Ishte pyetja e Beniadës ajo që e ngacmoi Ilirin, dhe më pas balerini u shpreh:
“Nuk mendoj se del Arbri, ja thashë dhe Einxhel, megjithëse ajo ka pikëpamjen e vetë, pasi mendon se Monika ka thyer tabu. Unë mendoj se njeriu do të gjykojë njeriun, as artistin dhe as jetëgjatësinë që ka pasur këtu brenda shtëpisë. Do gjykojë njeriun se çfarë ka shitur dhe ka blerë, ky djalë ka qenë më koherent në qëndrimet e veta.
Sa për tabu, ka njerëz që argëtohen, ka të tjerë që thonë ‘po kjo çfarë po bën’. Ajo që thotë Einxhel mund të ketë shumë femra që duan të jenë si Monika, por ka të tjera që mendojnë prit çfarë po bën. Publiku shqiptar është shumë më i zgjuar se publiku italian, që i pëlqen llafologjia.
Monika është ajo që ka fluturuar degë më degë, se Monika është ajo që thoshte ti Ilir do fitosh Big Brotherin në Dhjetor, dhe tani i thotë Arjolës.”