Edhe pse shumë i ri Florian Pervathi duket se e kishte të qartë drejtimin e jetës së tij, pas vrasjes së të atit.
Një ngjarje kjo e ndodhur 13 vite më parë kur autori ishte vetëm 4 vjeç. Duket se që prej asaj kohe adoleshenti kishte grumbulluar brenda vetes mllef për ngjarejn e rëndë.
Qëllimet e tij, në një farë mënyre, Prevathi i bënte publike edhe në rrjetin social “Instagram”, ku në përshkrim e profilit të tij shkruan: ” Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin”.
Ndërkohë, në një tjetër postim, i mituri ka publikuar një foto ku shkruhet: “Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë”. “Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta është e padrejtë”, shkruhet në një tjetër postim të Florianit.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, teksa një krim i tillë ishte i papritur./ Gazeta Shqip