Stilisti i njohur flet keq për Ilir Shaqirin

Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani ishte i ftuar në emisionin “Live from Tirana” për të komentuar rreth ngjarjeve më të fundit të ndodhura në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Niko së fundmi postoi disa ‘Instastory’ në Instagramin e tij teksa në fjalët mbështetëse për Triksën përmendi edhe miqtë, rrethin e saj të ngushtë por edhe familjen që nuk e kanë mbështetur në këtë rrugëtim. Për më shumë Niko na sqaron:

“Jam prekur nga kjo situatë sepse ajo duhet të mbështetej nga shumë njerëz dhe nuk u mbështet nga askush. E kam fjalën për miqtë, rrethin e saj. Ka qenë një mendim i imi personal, disa e kanë kuptuar. Nuk ka marrë shumë ndihmë. Një foto me një ’emoji’ me zemër nuk thotë asgjë. Unë mund të postoj 10 foto me ’emoji’ me zemër në ditë.

Nese e ke mik dikë e shpreh opinionin hapur pa e menduar dy herë. Shokët e Triksës patjetër që kanë opinionin e tyre por mendoj se nuk e kanë dhënë që të mos humbin ndjekësit në rrjetet sociale sepse brenda vetes edhe ata e kanë menduar që ajo ka bërë gabim.”

Po për Ilirin, çfarë mendimi ka Niko, si e ka parë lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri?
LEXO EDHE Bella Hadid flet për problemet me alkoolin: Nuk mund ta kontrolloja veten
“Iliri nuk ka qenë fare social tek “Dancing with the Stars”, nuk na fliste. Nëse ti i përgjigjeshe ironisë së tij, Iliri të eliminonte. Ka plot lojtarë që kanë marrë pjesë aty që kanë ankesa edhe sot e kësaj dite.

Diçka t’i thuash kundrra ai të merr inat dhe nuk është normale për një artist si ai. Është hipokrit. Habitem me gjërat apsurde që thotë dhe askush nuk reagon. Unë do të reagoja sepse i di, ai nuk mbështetur njeri dhe i pëlqejnë lajkat. Ka qenë te ‘Amici’ dhe ka patur një karrierë të mirë në Itali. Gjykonte të tjerët që vinin nga ‘reality show’ kur ai ka qenë vet aty. Ai gjithçka që bën kur do t’i hedhi dikujt baltë përmend pjesën që ka qenë në Itali.”

Po për Einxhelin çfarë mendimi ka Niko?

“Einxhel më ka pëlqyer shumë, njihemi por nuk jemi miq. Më është dukur një nga lojtaret e forta në këtë edicion. E filloi shumë mirë por e humbi gjatë rrugës me Ilirin, Dagzin, u hutua nga situata të tjera. ‘Big Brother’ nuk duhet të ketë aleanca, secili duhet të luajë vet”/ TAR

Loading...