Pjesëtari i Gardës ukrainase hap zjarr,shënohen vìktìma dhe të pIagosur

Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa tjerë janë pl agosur nga të sht ënat, kur një pjesëtari i Gardës Nacional në qytetin ukrainas Dnipro hapi zjarr mbi ta, njoftoi ministria e Punëve të Brendshme.

Raportohet se su lmuesi është akoma në liri, e katër të vr arët ishin pjesëtarë të ushtrisë ukrainase, derisa një tjetër civil, ka shtuar ministria e Brendshme.

“Rreth orës 3:40 ka ndodhur trag jedia në jug të vendit – Juzmas. Ushtari i Gardë Nacionale të Ukrainës, Rjabcuk Artemi Jurjevic, i lindur më 2001, pasi mori ar mën për arsye të panjohura ka shtënë mbi rojet e Gardës Nacionale me pushkën automatike kal lashnikov që e mbante në duar, ku më pas ka ikur me ar më. Si pasojë kanë humbur jetën pesë persona, e pesë janë konfirmuar”, ka shtuar ministria.

Në vendin ku ka ndodhur incidenti është rrethuar nga policia, e në njësinë e ushtrisë kanë filluar hetimet e brendshme, kanë bërë të ditur nga Garda Nacionale.

Motivet e të shtënave mbeten të panjohura, kurse në këtë qytet ukrainas ka filluar një operacion i gjerë i policisë dhe pjesëtarëve të Gardës Nacionale.

Loading...