Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës shpallen zona të mbrojtura

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, tha që sot u vendos me vendim të Këshillit të Ministrave shpallja si zona të mbrojtura e Lumit të Vjosës dhe lumit të Shalës.

“Lumi i Vjosës, aq shumë i debatuar, dhe Lumi i Shalës dhe shkojmë me dy zona të mbrojtja, në nivelin park Natyror. Kemi edhe një tjetër lajm të mirë që është shpallja e Parkut të Alpet të Shqipërisë, ku kemi një riorganizim të disa hapësirave siç është Thethi, lumi i Gashit, Valbona duke i përfshirë në një territor më të gjerë gati 20 ha. Në total sot nga 18% e territorit të zonave të mbrojtura, sot edhe me verifikim në territory kemi 21%”, tha ministrja e Turizmit.

Loading...