Beatrix la shtëpinë e “Big Brother VIP” javën që lamë pas dhe duket se ka kaluar disa ditë të vështira. Ajo nuk ka bërë asnjë dalje publike dhe njerëzit pranë saj kanë treguar se po kalon një gjendje emocionale dhe psikologjike të rënduar.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” mbrëmjen e sotme, Sabiani është pyetur nëse ka patur kontakt me Beatrixën pas daljes së saj nga shtëpia.
Ai ka treguar se janë takuar natën e spektaklit dhe më pas ka folur me Antigonën, nënën e saj, e cila i ka treguar se Beatrix është mirë dhe në gjendje të stabilizuar por normalisht i duhet pak kohë të marrë veten nga ndryshimi.
Gjithashtu ai ka treguar se e ka patur Beatrixën si vajzën e tij brenda shtëpisë dhe jo vetëm.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Beatrix reagoi për herë të parë në rrjetet sociale ku përmes një postimi shkroi se gjitha ndjesitë e saj po i hedh në letër për të prodhuar muzikë. Beatrix shkruante mes të tjerash se nëse Donaldi do ia zgjaste dorën të hidheshin, do vepronte sërish njësoj.
/News31