Edhe pse është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Elita akoma nuk e ka ndarë me publikun gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë. Pak ditë më parë, burime për Prive zbuluan se moderatorja dhe reperi i njohur do të bëhen prindër të një djali.
Por askush nga çifti nuk e konfirmoi lajmin sit ë vërtetë. Madje, Elitës, të paktën nga postimet në profilin e saj në Instagram, i pëlqen që t’i mbajë edhe pak në lojë miqtë e saj virtualë. Është në pritje të një djali apo të vajze?
Ditën e djeshme në Instagram moderatorja ka postuar një video në të cilën është duke duke spërkatur disa luleshtrydhe me limon. Siç e vë në dukje edhe vetë, ka një neps të çuditshëm, për të cilin ndjekësit kanë ‘përkthime’ të ndryshme.
Sapo e kanë parë videon e Elitës, fansat kanë nisur t’i tregojnë se, meqenëse po pëlqen gjërat e tharta, atëherë është në pritje të një djali, ashtu si edhe disa të tjerë janë të bindur se të thartat janë shenjë se është në pritje të një vajze.
(BalkanWeb)