Covid-19 nuk kursen as vogëlushët, i merr jetën 9-vjeçarit shqiptar

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë fatkeqësisht 6 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe një djalë 9-vjeçar,

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës 9-vjeçari është nga Prizreni.

Pas festave të fundvitit Kosova po përballet me rritje të frikshme të personave të infektuar nga Covid-19.

Ditën e sotme nga 15.268 testime të kryera 3917 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Qeveria e Kosovës u ka bërë apel qytetarë që të respektojnë masat e vendosura anti-Covid dhe të mbajnë maskat në ambientet e mbyllura.

Loading...