Çfarë është ‘SWIFT’ që po shkakton panik tek rusët: ‘Arma e fshehtë bërthamore’

Disa po e quajnë “arma e fshehtë bërthamore” e SHBA-së: Teksa qeveritë perëndimore kërcënojnë Rusinë me një paketë sanksionesh të paprecedentë që synon të frenojë Presidentin Vladimir Putin nga urdhri për pushtimin e Ukrainës, një masë në mënyrë të veçantë, thotë CNN ka mbjellë panik në zemër të Kremlinit: shkëputja e vendit nga sistemi bankar global.

Advertisements

Ligjvënësit amerikanë kanë sugjeruar javët e fundit se Rusia mund të hiqet nga SWIFT, rrjeti i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën.

Ligjvënësit e lartë rusë u përgjigjën duke thënë se dërgesat e naftës, gazit dhe metaleve në Europë do të bllokohen nëse ndodh një gjë e tillë. “Po u shkëput Rusia nga Swift , ne nuk do të marrim valutë, por blerësit dhe vendet europiane në radhë të parë, nuk do të marrin mallrat tona – naftë, gaz, metale dhe komponentë të tjerë të rëndësishëm,” deklaroi Nikolai Zhuravlev, zëvendëskryetar i dhomës së lartë të parlamentit rus.

SWIFT, apo shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar global u themelua në vitin 1973 dhe tani përdoret nga mbi 11,000 institucione financiare për të dërguar mesazhe të sigurta dhe urdhërpagesa.

Pa asnjë alternativë tjetër të pranuar botërisht, ai është thelbësor për financat globale. Heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte pothuajse të pamundur për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, duke shkaktuar një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj – veçanërisht blerësit e eksporteve të naftës dhe gazit në dollarë amerikanë.

Loading...